Fjalë Kyçe

Fenomeni i rrallë drejtohet për nga Shqipëria, meteorologët dalin me paralajmërim

Fenomeni i rrallë drejtohet për nga Shqipëria, meteorologët dalin me paralajmërim

Moti gjatë ditëve në vijim do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Gjatë fundjavës priten rrebeshe shiu dhe ulje të mëdha të temperaturave. Moti i keq që ka “pushtuar” Europën do të transferohet edhe në pjesën ballkanike, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet më të prekura nga rrebeshet e shiut.

Nga dita e nesërme e shtunë dhe kryesisht nga e diela rënia e temperaturës do të ndihet në pjesën më të madhe të zonave ndërsa në të njëjtën kohë do të ketë shtrëngata të vazhdueshme.

Mediat greke kanë publikuar edhe hartën e ndryshimeve klimatike. Ky është fenomeni i “liqenit të ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë , dhe drejtohet drejt vendit tonë dhe Greqisë

Shtrëngata të forta që priten nga e Shtuna pasdite deri të mërkurën dhe do të prekin kryesisht të gjithë kontinentin.

“Ekziston mundësia që fenomenet të shoqërohen me breshër, rrufe apo edhe tornado dhe kërkon shumë vëmendje. Në raste të tilla, largohuni nga deti “, shpjegon meteorologu, Klearchos Marousakis” në një postim në Facebook.