Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka vazhduar takimet me grupe të ndryshme qytetarësh si dhe me përfaqësues të kompanive të Kosovës, ata që janë shtylla kurrizore e ekonomisë së vendit.
Sipas Shalës, toka jonë e begatë është mundësi e madhe për ta bërë Kosovën vend me ekonomi shumë të zhvilluar.
Njëri nga shembujt e suksesit në ekonominë e pasluftës është edhe fabrika e gurit në Kijevë.
‘Njerëzit punëtorë të kësaj fabrike nga shkëmbinjtë e kodrave të Llapushës sot po gdhendin gurët më shkëlqimtarë në tregjet më të njohura’, thotë Shala.