Fjalë Kyçe

Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Lyra Fest” mbahet më 7 dhjetor në Gjakovë

Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Lyra Fest” mbahet më 7 dhjetor në Gjakovë

Festivali mbarëkombëtar i fëmijëve “Lyra Fest” më datë 7 dhjetor do të zhvillojë edicionin e tij të 18-të, festival ky i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Edenja Haxhikadrija, udhëheqëse e korit të fëmijëve “Lyra”, në një intervistë dhënë Telegrafit, tha që në këtë festival do të prezantohen rreth 26 fëmijë.

“Festivali ‘Lyra Fest’ është themeluar në vitin 2007, dhe këtë vit e zhvillon edicionin e tij të 18-të, i cili do të mbahet me 7 dhjetor në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë. Në këtë festival do të prezantohen rreth 26 fëmijë të talentuar me këngë të papublikuara më parë të cilat janë të ndara në dy kategori, ku kategoria e parë është nga mosha 6 deri në 9 vjeç, ndërsa kategorie a e dytë është nga mosha 10 e deri në 12 vjeç”, potencoi Haxhikadrija.

Haxhikadrija tha që interesimi i fëmijëve për të marrë pjesë në festival është tejet i madh.

“Interesimi për pjesëmarrje në festival është shumë i madh, sepse ka interesim nga të gjitha qytetet dhe këngëve ju kushtohet një kujdes i veçantë meqenëse ato dëgjohen, dhe klasifikohen nga profesionistët”, shtoi Haxhikadrija.

Tutje u tha që ky festival ka rëndësi të madhe edhe për vetë qytetin e Gjakovës, sepse e pasuron edhe jetën kulturore të këtij qyteti.

Intervistën e plotë me Udhëheqësen e Korit të Fëmijëve “Lyra”, Edenja Haxhikadrija, mund ta ndiqni më poshtë.