Këngëtarët Mahmood dhe Blanco janë zgjedhur si fituesit e festivalit të 72-të të Sanremos në Itali, me këngën “Brividi”.
Ata kanë njoftuar se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.
Në finale performuan 25 artistë me këngët e tyre për herë të fundit. Fituesi u zgjodh nga votat e publikut, jurisë së mediave dhe jurisë së festivalit.
Mahmood & Blanco mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi në finale. “Brividi” është shkruar nga Alessandro Mahmoud, Michele Zocca dhe Riccardo Fabbriconi.
Në një konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision Song Contest.
“Do të shkojmë patjetër në Eurovizion, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sepse do të mbahet në Itali”, thotë Blanco, shkruan Eurovisionworld, transmeton klankosova.