Filharmonia e Kosovës mbyll muajin shkurt me një koncert dinamik në mes të traditës dhe bashkëkohores me fokus krijimtarinë e kompozitorëve nga Kosova.
Koncerti nën drejtimin e Antoine Marguier u hap me ‘Simfoninë nr. 1’ të Rexho Mulliqit. Saksofonisti Vitaly Vatulya interpretoi ‘AlBalcanica’ për saksofon, harqe dhe perkusione. Sopranoja Besa Llugiqi solli madhështinë e muzikës operistike italiane me interpretimin e ‘Un bel dì vedremo’ nga ‘Madama Butterfly’ e Puccinit dhe ‘È strano… Sempre libera’ nga ‘La Traviata’ e Verdit. Derisa Orkestra nga repertori italian interpretoi uverturën e operës ‘Nabucco’.
Pjesa e dytë e programit qe rezervuar për Simfoninë nr. 2 të Kreshnik Aliçkajt dhe The Three-Cornered Hat, Suita nr. 2 nga Manuel de Falla.
Orkestra do të performojë në Casino Bern në Zvicër më 12 mars 2025, nga ora 19:30. Derisa në Prishtinë, paraqitja e radhës do të mbahet më 4 mars në Atelienë e Pallatit të Rinisë në oraret 13:30 dhe 14:30 me një koncert që i dedikohet fëmijëve.