Filipinet po përballen me një problem të pazakonshëm. Ato po përballen me shtim të jashtëzakonshëm të rendimentit të mangove.
Ministri i bujqësisë, Emmanuel Pinol, tha se fermerët që merren me kultivimin e kësaj peme kanë raportuar rritje të habitshme të prodhimit. Besohet që kjo ka ardhur si fenomenit të klimës “El Nino”, i cili sjell mot të thatë dhe të nxehtë.
Vetëm ishulli Luzon i Filipineve ka raportuar rritje të rendimentit prej 2 milionë kilogramëve të mangos. Kjo rritje ka ndikuar që çmimi i kësaj peme të bie nga 88 në 38 centë për kilogram.
Ministri i bujqësisë tha se duhet të merren masa urgjente për ta menaxhuar këtë sasi të madhe të mangove para se tërë kjo sasi të shkojë dëm dhe t’i dëmtojë bujqit. “Duhet të ndërmarrim diçka për këtë brenda dy javëve të ardhshme”, tha ministri.
Disa bujq të Luzonit kanë vendosur që të dhurojnë mango falas, duke vendosur qese të mbushura me këto pemë në rrethojat e tokave të tyre. Interesimi i të huajve për të blerë mango të lirë është duke dhënë ndihmë në tërë këtë situatë.
Një importues japonez i pemëve është zotuar se do t’i blejë 100 mijë kilogramë të këtyre mangove, por për t’u shitur sërish do të mbesin 1.9 milion kilogramë të tjerë, shkruan “The Guardian”,