I dërguari i Posaçëm i Koresë së Veriut, Stephen Biegun, është kthyer nga Pyongyang, ku ka biseduar rreth pëgatitjes së samitit të dytë të liderit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe atij të Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ai do të takohet me liderin Jong-un në Vietnam më 27-28 shkurt.
Trump shtoi se përfaqësuesit e dy vendeve zhvilluan takime produktive dhe se po punohet në zhvillimin e paqes.
“Përfaqësuesit e vendit sapo kanë dalë nga Korea Veriore pas një mbledhje produktive dhe janë pajtuar rreth datës për samitin e dytë. Do të mbahet në Hanoi, Vietnam më 27,28 dhjetor. Pres ta takoj liderin Kim për të diskutuar rreth përparimit të paqes”, tha Trump në njoftim.
Të dy përfaqësuesit do të takohen sërish në samitin që planifikohet të mbahet në fund të muajit.
Presidenti Trump në Twitter tha se “nën udhëheqjen e Kim Jong Un, Korea Veriore do të shndërrohet në burim të madh të fuqisë ekonomike”, si dhe shtoi që ai nuk habitet nëse ndodh kjo për shkak se është njoftuar me liderin nga afër dhe e ka kuptuar se sa i aftë është ai.