“Joker” ka kaluar 1 miliardë dollarët në shitje biletash në mbarë globin, këtë fundjavë, duke u bërë i pari film i vlerësuar në kategorinë R, që e bën këtë.
Klasifikimi në kategorinë R, në SHBA, kërkon që të gjithë ata nën moshën 17 vjeç që e shohin filmin në një kinema, të jenë te shoqëruar nga te rritur. Joker, aktualisht renditet i shtati në box office-n amerikan, me filmin e Le Mans, Ford v Ferrari, që kryeson përsa i takon arkëtimeve me 31 milionë dollarë.
Filmi i fundit Charlie’s Angels, ka mundur të mbërrijë në vendin e tretë. Rikthimi, në të cilin luajnë Kristen Stewart dhe aktoret britanike Naomi Scott dhe Ella Balinska, mori 8.6 milionë dollarë nga e premtja në të shtunë.
Edhe drama e luftës së dytë botërore, Midway, fitoi jo pak këtë fundjavë, me 8.8 milionë dollarë arkëtime.
Joker ndërkohë është bërë filmi më fitimprurës nga një libër komik, i kohërave që në fillim të muajit. Ai ka arritur shifrën e 1 miliardë dollarëve arkëtime pavarësisht se është ndaluar në Kinë, ku filmat me shumë sex apo dhunë, mund të bllokohen. Regjisori Todd Phillips e përfundoi filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, një fraksion i buxhetit të shumë adaptimeve të librave komikë.
Filmi ka ndarë kritikën, por konsiderohet si kandidat për oskar dhe ka shkaktuar po ashtu edhe polemika për mënyrën se si e portretizon sëmundjen mendore dhe dhunën.