Fjalë Kyçe

Filmi jugkorean shkruan historinë me triumfin në “Oscars”

Filmi jugkorean shkruan historinë me triumfin në “Oscars”

Filmi jugkorean “Parasite” është zgjedhur filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e sivjetme “Oscars”, duke u bërë filmi i parë me gjuhë jo angleze që fiton çmimin kryesor.

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Judy Garland në “Judy”. Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Joker”.

Brad Pitt dhe Laura Dern fituan çmimet për aktorët më të mirë përkrahës për rolet në “Once Upon A Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.

“Parasite” fitoi katër çmime në total, përderisa “1917” mori tre.

“World War One” ishte favorit për të fituar çmimin kryesor, por çmimet që ai mori ishin në kategoritë teknike.

“Parasite” i Bong Joon-ho mori çmimin edhe për regjinë më të mirë, por edhe për skenarin më origjinal.

Filmi është një satirë sociale për dy familje nga klasa të ndryshme në Seul – një që jeton në varfëri në një bodrum dhe një tjetër e pasur që jeton në një shtëpi të madhe.