Fjalë Kyçe

Filozofja shqiptare nga “London School of Economics” Lea Ypi do të ligjërojë dhe promovojë librin në Prishtinë

Filozofja shqiptare nga “London School of Economics” Lea Ypi do të ligjërojë dhe promovojë librin në Prishtinë

Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizon ligjëratë me filozofen dhe pedagogen në London School of Economics, Lea Ypi.

Në këtë ligjëratë, Ypi do të elaborojë temën “Marksizmi kantian – Çka është dhe çka na duhet?”

Ligjërata do të mbahet brenda ambienteve të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, më 5 janar 2022, ora 12:00.

Gjithashtu Lea Ypi do të promovojë librin e saj “Të Lirë: të rritesh në fund të historisë”, në Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

“Të lirë: të rriteh në fund të historisë”, është një vepër pjesërisht autobiografike dhe pjesërisht filozofi politike, ku autorja navigon përmes nocioneve rreptësisht të kundërta të “Lirisë”, dhe të ardhurit në moshë “në fund të historisë”.