Sot ekipi negociator i Kosovës ka votuar platformen për dialogun me Serbinë.
Pas votimit për media kanë folur krerët e ekipit negociator, Famir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
Limaj është shprehur se delegacioni i Kosovës nga sot zyrtarisht e ka platformen, pas një pune të jashtëzakonshme, që ka bërë ky delegacion.
“Sot zyrtarisht delegacioni i kosovës e ka platformën, pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë delegacioni që nga zgjedhja nga parlamenti jemi konsultuar me të gjithë institucionet dhe shumë ekspert… dhe sot kemi marrë edhe sugjerimet e krerëve të shtetit ne e miratuam platformën që do t’ia paraqesim nesër kryetarit të Kuvendit të Kosovës… dhe nesër përmes debatit deputetët do të kenë mundësi që ta votojnë”, është shprehur Limaj.
Ndërkohë, Shpend Ahmeti ka treguar se nesër në ora 10 platforma do të dorëzohet zyrtarisht në kuvend.
“Besoj se nesër në ora 10 do ta dorëzojmë zyrtarisht platformën dhe po ashtu sot pas një takimi që kemi pas dhe e njëjta do t’i përcillet edhe deputetëve. Nesër pas takimit do ta pëublikojmë platformën… në platformë në hyrje thuhet se ky është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës dhe në fakt është i vetmi qëndrim zyrtar që ka Kosova karshi dialogut”, është shprehur Ahmeti në fund.
Ahmeti gjithashtu ka theksuar se platforma do t’iu dorëzohet edhe partive të tjera opozitare dhe do të ketë diskutime në lidhje me këtë platformë.