Fjalë Kyçe

Firmat që shesin celularë në Amsterdam në hall, heqin pajisjet nga dyqanet pas një morie grabitjesh

Firmat që shesin celularë në Amsterdam në hall, heqin pajisjet nga dyqanet pas një morie grabitjesh

Kompani si T-Mobile, VodaphoneZiggo, Phonehouse dhe KPN kanë hequr të gjithë telefonat celularë nga dyqanet e tyre pas një vargu grabitjesh në rajonin e Amsterdamit.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, KPN filloi diçka të tillë në fillim të kësaj jave dhe të enjten, T-Mobile u bë i fundit që u bashkua.

Klientëve tani do t’ua dërgojnë telefonat e tyre të rinj në shtëpi, në vend që t’i marrin në dyqan.

Të kesh telefona në magazinë është “jo vetëm e rrezikshme për stafin tonë, por edhe për blerësit”, ka thënë një nga zyrtarët.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet për të gjetur fajtorët dhe për të garantuar sigurinë. Ne kemi zbatuar tashmë shumë masa, por për fat të keq tani po detyrohemi të bëjmë një hap më tej”.

Phonehouse, një rrjet i franshizave, ka hequr gjithashtu stoqet e saj të telefonave nga dyqanet e qytetit.

“Ne kishim reduktuar tashmë furnizimet në minimum, por nuk donim t’i hiqnim telefonat tërësisht”, tha një zëdhënës.

“Klientëve tanë u pëlqen të largohen nga dyqani me një telefon. Nëse nuk i kemi në ofertë, klientët tanë do të shkojnë diku tjetër”