Fjalë Kyçe

Fitore Pacolli për ‘lloqin’ në stadiumin e Prishtinës: Kush po t’i bllokon investimet për mirëmbajtjen e fushës o Përparim Rama?

Fitore Pacolli për ‘lloqin’ në stadiumin e Prishtinës: Kush po t’i bllokon investimet për mirëmbajtjen e fushës o Përparim Rama?

Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.

Kosova shënoi fitore 1 me 0 ndaj Izraelit, çka lojtarët u përgëzuan për paraqitjen, por në anën tjetër shpërthyen kritikat për gjendjen e fushës së stadiumit e cila në disa pjesë ishte me baltë, shkruan Reporteri.net.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar në platformën “X”, ku ka shkruar se Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit.

Ajo ka parashtruar pyetje për kryetarin Përparim Rama, duke e pyetur se “kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës”.

“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, ka shkruara jo.