Fëmijët kanë sasi të pashtershme të energjisë, prandaj t’i bëni ata të flenë më herët mund të jetë paksa e pamundur ndonjëherë.
Por, përderisa disa orë të humbura gjumë mund të duken të padëmshme, ato mund të jenë shumë më të rëndësishme sesa që mendoni, transmeton Telegrafi.
Filloje vitin 2020 me lëkurë të pastër, 5 seanca vetëm 300 euro në Face & Body Care
Disa studime të fundit kanë treguar zhvillimi fizik, emocional dhe kognitiv i fëmijëve përfiton nga fjetja më herët. Por, çfarë do të thotë “të flenë më herët”? Sipas hulumtimeve, koha më e mirë për t’i shpirë në gjumë fëmijët është mes orës 18:00 dhe 21:00.
Avantazhet e të fjeturit herët janë të mëdha, duke filluar nga zhvillimi më i mirë i fëmijëve e deri në funksionim më të mirë të trupit të tyre.