Fjalë Kyçe

Flet amerikania që i mbijetoi koronavirusit: Mos u frikësoni, bëni më shumë kujdes

Flet amerikania që i mbijetoi koronavirusit: Mos u frikësoni, bëni më shumë kujdes

Banorja e qytetit Seattle në shtetin Washington në SHB, rishtas kishte kuptuar se ishte infektuar me koronavirusin pasi ishte testuar. Ajo tha se kishte të gjitha simptomat e një gripi të vështirë por ishte shëruar pas një kohe.

Elizabeth Schneider tha se ajo kishte filluar që të ndihej keq pasi kishte qenë në një aheng me disa miq.

Temperatura e saj trupore ishte rritur në 39 gradë celsius, edhe pse ajo nuk i kishte simptomat e njoftuar për traktin respirator që shumica i lidhin me virusin.

Schneider tha se virusi është arsye për brengosje pasi është risi dhe nuk ka ilaç, por shtoi se shumë amerikanë që janë prekur do të ja dalin mirë, si ajo.

“Mesazhi im kryesor do të ishte për të gjithë që të mos bëjnë panik ju lutem” tha ajo .”Nëse jeni si unë dhe të rinj dhe nuk keni ndonjë sëmundje kronike, do të përballeni me disa simptoma të buta dhe do të ja dilni-unë jam dëshmi e gjallë për këtë”.

Schneider tha se njerëzit që dyshojnë ose janë diagnostikuar me virusin duhet të izolohen dhe të rrinë në shtëpi.

“Ka njerëz në komunitetin tonë që kanë simptoma të rënda nga virusi që mund t’ju rrezikoj jetën e tyre” tha ajo, por dua të ju them të gjithëve, ju lutem mos bëni panik”.

Schenider shtoi se kur testi i saj rezultoi pozitiv se kishte virus – me 7 mars- ajo në përgjithësi ishte përmirësuar, e shtoi se ishte me shëndet të mirë deri sa po fliste.

“Unë i kisha të gjitha simptomat që zakonisht i prisni nga një grip i rëndë- Kisha dhimbje trupi, lodhje, dhimbje koke, isha me të vërtetë e lodhur. Një ditë më edhe më është përzier, por seriozisht, unë nuk dyshoja se e kisha koronavirusin”.