Fjalë Kyçe

Flet ‘pacientja’ e parë që provoi vaksinën kundër koronavirusit

Flet ‘pacientja’ e parë që provoi vaksinën kundër koronavirusit

Testi i parë njerëzor në Evropë i një vaksine për koronavirus tashmë ka filluar në Oksford.

Sipas medieve britanike, dy vullnetarë u injektuan, të parët nga më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studim.

Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma vaksinën kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga coronavirusi.

Dizajni i testit do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse këtë do ta dinë mjekët.

Elisa Granato, njëra nga dy personar që mori vaksinën, i tha BBC:

“Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.

Sipas BBC, vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, si pasojë e koronavirusit deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2,6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur.