Fjalë Kyçe

Flet regjisori që bëri 10 filma me Zelensky, tregon si ishte ai si aktor

Flet regjisori që bëri 10 filma me Zelensky, tregon si ishte ai si aktor

Regjisori amerikan i filmit, David Dodson, i cili ka punuar në 10 filma me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur për punën me të.

Ai tha se ishte i njohur si një person satirik dhe komedian televiziv para se të merrte postin e presidentin në vitin 2019.

I njohur me rolin e tij në ‘Servant of the People’, serial ky i cili e lujati rolin e një mësuesi në shkollën e mesme që e çoi në presidencë pas një video të një student ku e denonconte korrupsionin zyrtar në Ukrainë, përcjell indeksonline.

Program nisi të transmetohej në vitin 2015 në kanalin ukrainas 1+1 dhe ishte mjaftë i popullarizuar duke grumbulluar tri seri dhe një film artistik.

Regjisori i cili e drejtoi këtë film për ‘BBV Breakfast’ tha se ai nuk ishte aspak i mundimshëm. Ai është dikush që ju bën të ndiheni sikur jeni gati të bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë dhe ai beson që jeni në gjendje ta bëni këtë.

“Fillova duke edituar filmat e tij dhe erdha në përfundim duke e marrë në tre filma në të cilat gjithmonë vinte në sheshxhirime dhe tregonte aftësitë e tij”.

Ai shtoi: “Çfarëdo që shohim në rrugën e guximit, çfarëdo që shohim në rrugën e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë është në të vërtetë vetëm një pasqyrë e popullit ukrainas”.

“Përvoja ime në Ukrainë, dhe unë jam i martuar me një grua ukrainase për 12 vjet që u njoha në një film të Zelensky në Kiev, është se këta janë ata, të fortë dhe të pandalshëm”.

“Pra, nuk është për t’u habitur të shohësh, të shohësh Volodimirin të sillet në këtë mënyrë, sepse në përvojën time, është zemra e asaj që janë ukrainasit”, përfundoi ai.