Fjalë Kyçe

Fluturoi me sukses në hapësirë, biznesmeni vdes në aksident në Tokë

Fluturoi me sukses në hapësirë, biznesmeni vdes në aksident në Tokë

Fluturimi i tij në hapësirë me Blue Origin të Jeff Bezos muajin e kaluar ishte një sukses; Glenn De Vries u kthye shëndoshë e mirë në Tokë bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të asaj aventure kozmike.

Por si për ironi të fatit, biznesmeni ka gjetur vdekjen pas një aksidenti ajror. Avioni i vogël me të cilin po udhëtonte, u rrëzua në Sussex County, New Jersey, duke vrarë De Vries, 49 vjeç dhe 54-vjeçarin Thomas P. Fisher, thonë mediat amerikane.

Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

“Jemi të dërrmuar nga lajmi për shuarjen e papritur të Glen de Vries. Ai solli kaq shumë jetë dhe energji për të gjithë ekipin e Blue Origin dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit”, shkroi kompania në Twitter.

“Pasioni i tij për aviacionin, puna e tij humanitare dhe përkushtimi ndaj kësaj aftësie do të respektohen dhe vlerësohen për një kohë të gjatë”, thuhet në mesazh.

De Vries fluturoi me Blue Origin në mes të tetorit me tre persona të tjerë. Ky ishte fluturimi i dytë në hapësirë i kompanisë, një nga tre të tillë që ka realizuar nga momenti kur nisi udhëtimet komerciale në hapësirë.