James Gordon Foggo III, sot është takuar me Hashim Thaçin, Ramush Hradinajn dhe Dalibor Jevtiq.
Admirali i Marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, i cili shërben si Komandant i Forcave të Marinës së SHBA-së për Evropë, gjatë vizitës në Kosovë ka theksuar nevojën që aktivitetet e FSK-së t’i përmbahen kufizimeve të përcaktuara në letrën e Hashim Thaçit, në të cilën thuhet se FSK nuk do të veprojë në veri të Kosovës pa miratim paraprak nga KFOR-i.
Foggo është takuar sot me Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Dalibor Jevtiq.
Liderët kanë diskutuar rreth gjendjes momentale të sigurisë në Kosovë, në kontekstin e misionit të KFOR-it për të ofruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Foggo ua përkujtoi Thaçit dhe Haradinajt se Sekretari i Përgjithshëm dhe Këshilli i NATO-s vazhdimisht kanë përsëritur se çfarëdo ndryshimi në mandatin e FSK-së nënkupton që NATO-ja duhet ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit me FSK-në, transmeton kp.
Sipas tij, kjo çështje është në proces e sipër në Bruksel.
“Ai theksoi nevojën që aktivitetet e FSK-se t’i përmbahen kufizimeve të përcaktuara në letrën e Thaçi në vitin 2013, në të cilën thuhet se FSK nuk do të veprojë në veri të Kosovës pa miratim paraprak nga KFOR. Foggo theksoi se të gjitha palët e interesuara duhet të kuptojnë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është pjesë e FSK-së dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë dallimin”, tha ai.