Fjalë Kyçe

Fotografia e djaloshit kosovar në Times Square (VIDEO)

Fotografia e djaloshit kosovar në Times Square (VIDEO)

Çdo vit, Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë, shfaq në Times Square fotografi të personave të ndryshëm nga vende të botës, të cilët kanë lindur me këtë sindrom.

Tash e tre vjet, fotografitë e fëmijëve kosovarë po zënë vend në njërin prej ekraneve më të famshëm në botë.

Këtë vit, u shfaq fotoja e Leon Arifit, 15-vjeçari nga Prishtina.

E kjo u mundësua nga Fjolla Rraci, vullnetarja që për vite me radhë merret me personat që kanë lindur me këtë sindrom.

Ndërkaq e ëma e Leonit, tregon emocionet e saj kur pa fotografinë e tij në Times Square.