Fjalë Kyçe

Franca akuzon Australinë se gënjeu për paktin e sigurisë

Franca akuzon Australinë se gënjeu për paktin e sigurisë

Franca ka akuzuar aleatët e vjetër të saj Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se po gënjejnë për paktin e sigurisë nga i cili qeveria australiane anulon kontratën për t’i blerë nëndetëse Francës në favor të anijeve amerikane.

“Ka pasë gënjeshtra, mashtrim, shkelje të madhe të besimit dhe mospërfillje”, tha të shtunën ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për France 2, njofton Klan Kosova

Ai foli një ditë pasi Parisi me urdhër të presidentit Macron tërhoqi ambasadorët nga SHBA dhe Australia. Ai e përshkroi tërheqjen e ambasadorëve si një akt “shumë simbolik” i cili kishte për qëllim “të tregojë se sa të pakënaqur jemi dhe se ka krizë serioze mes nesh, si dhe të rivlerësohen pozicionet tona për të mbrojtur interesat tona”.

Le Drian gjithashtu tha se fakti që për herë të parë në historinë e Francës me SHBA-në ndodhi tërheqja e ambasdorit për konsultime tregon që është një akt serioz politik.