Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro e cila e shprehet se ky lajm i mirë nga kultura do të thotë një vit i mbarë.
“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetëm 250 të tillë sot në Francë. Nuk mund të fillonte më mire ky vit 2020”, tha Kumbaro.
“Me dekret të posaçëm të Presidentit të Francës Emmanuel Macron, shkrimtari ynë, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” në vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shprehet Kumbaro.