Fjalë Kyçe

Franca ndryshon rregullat e udhëtimeve për personat e vaksinuar ndaj COVID-19

Franca ndryshon rregullat e udhëtimeve për personat e vaksinuar ndaj COVID-19

Personat e vaksinuar ndaj COVID-19 nga vendet e Bashkimit Evropian mund të udhëtojnë drejt Francës që nga 9 qershori, pa pasur nevojë të kenë test për koronavirus.

Vizitorëve plotësisht të vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do t’u kërkohet ende të kenë një rezultat negativë të testit për COVID-19 veçse ata nuk do të hyjnë në karantinë, në përputhje me rregullat e reja të publikuara të premten, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës klasifikohen si portokalli në sistemin e “semaforit” të trafikut që Franca po shpalos.

Vizitorët që ende nuk janë të vaksinuar do të duhet të japin një arsye të fortë për hyrje, një test negativ dhe ata do qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë.

Të gjithë ata që janë të vaksinuar dhe jo të vaksinuar në Francë nga vendet portokalli do të duhet të sigurojnë një test negativ PCR të marrë më pak se 72 orë më parë, ose një test antigjeni të marrë jo më shumë se 48 orë më parë.

Vendet që kanë dritën jeshile për udhëtime në Francë përfshijnë të gjitha vendet e BE-së, udhëtarëve nuk do t’ju nevojitet asnjë arsye për të udhëtuar dhe vetëm personat jo të vaksinuar do të duhet të bëjnë një PCR ose test antigjeni prej më pak se 72 orë.

Për evropianët, udhëtimi duhet të lehtësohet nga 1 korriku duke pasur secili udhëtar nga një leje shëndetësore që tregon provën e vaksinimit, një rezultat negativ të testit, ose provë të rikuperimit nga COVID-19 jo më të vjetër se gjashtë muaj.

Vendet e klasifikuara “të kuqe” në sistemin francez përfshijnë Afrikën e Jugut, Brazilin, Indinë dhe Turqinë.

Pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo, të gjithë vizitorët do të duhet të japin një arsye thelbësore për hyrjen, një test negativ dhe një periudhë karantine prej 7-10 ditësh do të vendoset pas mbërritjes.