Fjalë Kyçe

Franca shënon numër rekord të rasteve me Covid-19

Franca shënon numër rekord të rasteve me Covid-19

Franca të enjten ka regjistruar 6111 raste të reja me koronavirus, duke e bërë këtë ditën më të rëndë me raste të reja që nga përfundimi i masave izoluese dhe ditën e dytë më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

Dita më e rëndë me rastet e reja në Francë ishte më 30 mars kur ishin regjistruar 7578 raste, raporton “Reuters”.

Ministria e Shëndetësisë në Francë ka thënë se numri total i të infektuarve me koronavirus deri tash është 258 mijë e 698.

Të mërkurën, ky shtet kishte regjistruar 5429 raste të reja me COVID, që ishte rekord për ditët pas izolimit.