Fjalë Kyçe

Franca shënon rritje drastike të rasteve me Covid-19

Franca shënon rritje drastike të rasteve me Covid-19

Autoritetet shëndetësore franceze kanë raportuar 9.843 raste të reja me COVID-19 të enjten, shifër kjo rekorde për këtë shtet, gjashtë ditë pasi që Franca kishte regjistruar 8.975 të infektuar.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë është rritur për 19, duke mbërritur në 30.813, përderisa numri i të hospitalizuarve është rritur për 93.

Përndryshe, Franca ka qenë një prej vendeve më të goditura në Evropë gjatë muajit maj nga pandemia pas Spanjës dhe Italisë.