Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ata nuk kanë vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.
Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe në shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.
“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai Për televizionin N1, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin taksën, për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, në mënyrë që sic thotë ai të lëshohet rrugë për rifillimin e dialogut.
Mondoloni ndër të tjera ka thënë se Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës