Fjalë Kyçe

Francë, kërkojnë adrenalinë, por bllokohen në karusel

Francë, kërkojnë adrenalinë, por bllokohen në karusel

Duhej të zgjaste për vetëm pak minuta, si një eksperiencë më ekzaltuese për mbrëmjen e Vitit të Ri, por 8 francezë u detyruan të kalonin thuajse të gjithë natën të bllokuar në ajër, në një karusel gjigand.

“Qëndruam shumë gjatë, ishte ftohtë dhe kishim frikë”, thotë 23-vjeçari Antoine, i mbuluar me një batanije pasi u shpëtua nga zjarrfikësit, në agimin e të martës.

“Mendova se nuk do të dilja që andej, ishte e tmerrshme”, shton ai pas thuajse 9 orësh qëndrim atje. 5 adoleshentë, Antoine dhe dy të rritur të tjerë, u ngjitën në krahun metalik 52 metra të gjatë, të quajtur “Bomber Maxxx” për një xhiro në qendër të qytetit Ren.

“Pamë shkëndija, dëgjuam një zhurmë të madhe metalike dhe patëm frikë për më të keqen”, thotë nëna e një 13-vjeçareje, e cila mbeti e bllokuar. Zjarrfikësit bënë disa përpjekje për t’i nxjerrë të bllokuarit, por shkalla e tyre 30 metra e lartë ishte shumë e shkurtër.

Më pas u thirr një helikopter dhe personi i parë u shpëtua pak para mesnate. Më pas u vijua me të tjerët, një e nga një. Në orët e para të mëngjesit pati edhe një përplasje fizike mes familjeve dhe punonjësve të kompleksit të lojrave. Gazi lotsjellës u ndje në ajër, por nuk u bë e qartë se kush e përdori atë.

I fundit person i bllokuar u ul në tokë rreth orës 6 të mëngjesit. “Vitin tjetër do të qëndroj në shtëpi me shampanjë dhe biskota”, thotë babai i një prej të bllokuarve.