Ndonëse deri tani, dy janë gjuhët më të folura në botë, gjuha kineze, dhe anglishtja,duket se një gjuhë tjetër e cila sot numëron vetëm 284 milionë folës në botë,do të zërë vendin e parë.
Sipas studimeve, frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha më e folur në botë deri në vitin 2050 dhe kjo falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.
Deri tani frëngjishtja është gjuhë zyrtare në disa vende të botës si Maroku,Tunizia, Algjeria, si dhe gati 30 vende të tjera.
Gjithashtu,në Afrikë, frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.
Ndërkohë,Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje tëpopullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht.