Një grua me fobi nga koronavirusi i ri tentoi të dezinfektonte karmonedhat e saj duke i pjekur në mikrovalë por i dogji ato duke dalë me një bilanc humbjeje prej rreth 400 dollarë.
Mediat kineze thanë sot se banorja e qytetit Jiangyin e njohur në zonë si “teto Li” dogji gabimisht 3,000 Renminbi (rreth 400$) pasi shqetësohej se kartmonedhat mund të bartnin virusin prandaj vendosi t’i piqte në mikrovalë por ato nisën të digjeshin nga cepat he shpjet u bënë ngjyrë e zezë.
Mediat raportonin se më pas zonje Li i çoi paratë e djegura në bankë për të mësuar si të vperonte dhe zyrtarët nisën të inspektonin me imtësi secilën prej tyre për të kuptuar nëse ishin të vërteta.
Zakonisht kartmonedhat nga vende të infektuara vendosen në dritë ultraviolet ose temperatura të larta për dezinfektim dhe mbahen aty shtatë deri në 14 ditë para se të lëshohen në qarkullim.