Fjalë Kyçe

“Frika nga koronavirusi është e ekzagjeruar”, Shefi i mjekësisë në Hamburg: Personat që ndërruan jetë kanë pasur…

“Frika nga koronavirusi është e ekzagjeruar”, Shefi i mjekësisë në Hamburg: Personat që ndërruan jetë kanë pasur…

Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg të Gjermanisë, Klaus PUSCHEL ka thënë se asnjë nga personat që kanë humbur jetën deri më tani në Hamburg nuk ka vdekur pa pasur sëmundje shoqëruese, duke e quajtur frikën e përhapur nga virusi si të ekzagjeruar.

“Deri më tani, asnjë person i vetëm me asnjë sëmundje të mëparshme nuk ka vdekur nga virusi në Hamburg”, thotë Püschel i “Hamburger Morgenpost”.

“Ky virus ndikon në jetën tonë në një mënyrë plotësisht të ekzagjeruar”, thotë mjeku i njohur, ndërsa vazhdon: “Nuk ka asnjë arsye per te pasur frike nga vdekja në lidhje me përhapjen e sëmundjes në rajonin e Hamburgut”.

Mjeku thotë se personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur sëmundje si kancer, diabet, sëmundje në mushkri, apo edhe duhanpirës për një kohë shumë të gjatë.

“Viktimat që kemi ekzaminuar deri më tani ka pasur kancer, sëmundje kronike të mushkërive, ishte një person duhanpirës i rëndë, persona me diabet, ose ka një sëmundje kardiovaskulare.”

Pra sipas tij koronavirusi tek pacientët ka vepruar si pika fundit në një shishe të mbushur plot teksa kërkon të qetësojë gjermanët duke i apeluar të mos kenë frikë pasi kjo e fundit është vërtet e dëmshme.