Fjalë Kyçe

Frymë e re në Shtëpinë e Bardhë: Largohen maskat, njerëzit përqafohen

Frymë e re në Shtëpinë e Bardhë: Largohen maskat, njerëzit përqafohen

Shtëpia e Bardhë në Amerikë po rikthehet në jetën normale e njerëzit brenda saj shihen të buzëqeshur.

Falë rritjes së numrit të vaksinimit kundër COVID-it dhe lehtësimit të udhëzimeve për mbajtjen e distancës dhe bartjen e maskave, Administrata e Bidenit po përjeton ndjësinë e ditëve të para pandemisë.

Me rikthimin në punë të një numri të madh të punëtorëve, Shtëpia e Bardhë po tenton të përhap mesazhin e kthimit në normalitet, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Pamjet nga atje, qëndrojnë në kontrast të jashtëzakonshëm me ditët kur COVID-i ishte në shpërthim e sipër, gjë që tregon se pandemia po tërhiqet nga SHBA-të.

Për muaj me radhë, Biden ishte ankuar se për shkak të pandemisë nuk kishte mundësi të zhvillonte takime ballë për ballë me ligjvënës dhe udhëheqës botëror.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai u përpoq që proceset diplomatike t’i kryente përmes platformës Zoom.

Gjatë ditës së djeshme, Shtëpia e Bardhë shpalosi fizikisht të gjitha konkurset tradicionale, duke u ulur kështu njerëzit përballë njëri-tjetrit, madje pa maska.

Ky po konsiderohet si një hap i rëndësishëm për rikthim në normalitet.