Fjalë Kyçe

FSK hap konkurs për pranimin e 840 ushtarëve të rinj

FSK hap konkurs për pranimin e 840 ushtarëve të rinj

Sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në konferencë për media.

Mehaj ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

Konferenca e Ministrit Mehaj është mbajtur në lidhje për vizitën e tij në SHBA, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së.