Fjalë Kyçe

Fauci u kërkon falja britanikëve rreth vaksinës

Fauci u kërkon falja britanikëve rreth vaksinës

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, ka kërkuar falje për vërejtjet që dukej se kritikonin procesin e miratimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kam një besim të madh në atë që bën Mbretëria e Bashkuar si shkencërisht, ashtu edhe nga pikëpamja e rregullatorit”, tha Dr Fauci të enjten për BBC-in. Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për luftimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, mjeku i kishte thënë Fox News se britanikët nuk e kishin analizuar vaksinën “me aq kujdes” sa rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së. Ai më vonë i tha CBS News se Mbretëria e Bashkuar kishte “nxituar” me aprovimin e vaksinës kundër pandemisë.

Të enjten, ai tërhoqi komentet dhe tha se nuk kishte “dyshime në mënyrën se si Britania e Madhe e bëri atë”. “Procesi ynë është ai që kërkon më shumë kohë sesa në Britani. Dhe ky është realiteti”, tha Fauci duke shtuar “Nuk doja të nënkuptoja ndonjë ngathtësi edhe pse ashtu tingëlloi”.

FDA planifikon të takohet më 10 dhjetor për të diskutuar miratimin e vaksinës që e aprovuan britanikët, e cila u krijua përmes një partneriteti midis Pfizer dhe BioNTech.