Fjalë Kyçe

Fundoset një anije në Detin Mesdhe, nuk dihet fati i 150 emigrantëve që ndodheshin në të

Fundoset një anije në Detin Mesdhe, nuk dihet fati i 150 emigrantëve që ndodheshin në të

Ende nuk dihet fati i 150 emigrantëve, që ndodheshin në një anije  që po lundronte në Detin Mesdhe, që ishte nisur nga Libia.

Mbrojtësit bregdetarë, që arritën t’i shpëtojnë 125 njerëz, nuk kanë shpresë se pjesa tjetër janë gjallë, sepse vështirë se kanë mundur të dalin deri në bregun më të afërt, transmeton Telegrafi.

UNHCR raporton se të gjithë të mbijetuarit, kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në qendrat për emigrant.

Sikur shifrat të jenë të sakta, atëherë kjo është tragjedia më e madhe në det, që ka ndodhur gjatë këtij viti, pas 70 emigrantëve që u mbytën gjatë fundosjes së anijes së nisur nga Tunizi.