Fjalë Kyçe

Fundoset varka në Detin Mesdhe, 117 emigrantë të zhdukur

Fundoset varka në Detin Mesdhe, 117 emigrantë të zhdukur

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë të ditur se 117 emigrantë, duke përfshirë dy fëmijë, janë zhdukur pas përpjekjeve për ta kaluar Detin Mesdhe.

Sipas të mbijetuarve, në barkë ndodheshin gjithsej 120 persona, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Thuhet se shumica dërmuese e emigrantëve të zhdukur ishin afrikano-perëndimorë. Mirëpo në mesin e viktimave kanë qenë gjithashtu edhe 40 sudanezë të tjerë.

Tre të mbijetuarit ka arrit t’i gjejë një njësi italiane e shpëtimit e cila kishte shkuar me helikopter në vendin e ngjarjes.