Fjalë Kyçe

Futbollisti i ri afgan humb jetën, bie nga aeroplani amerikan në Kabul

Futbollisti i ri afgan humb jetën, bie nga aeroplani amerikan në Kabul

Autoritetet afgane kanë konfirmuar se një futbollist i ri ra dhe humbi jetën pas përpjekjeve që të hipte në një aeroplan të ushtarakëve amerikan dhe të largohej nga aeroporti i Kabulit.

19 vjeçari Zaki Anwari ka luajtur për kombëtaren afgane në ekipin e të rinjve, njofton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Detajet e tjera mbi vdekjen e të riut nuk janë bërë akoma të njohura.

Në një deklaratë në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Afganistan bëri homazhe për të riun.

“Pushoftë në parajsë dhe iu lutë Zotit për familjen, miqtë dhe kolegët e tij sportiv”, thanë ata.

Që nga rimarrja e Afganistanit nga talibanët, mijëra njerëz janë përpjekur që të largohen nga vendi nga aeroporti i Kabulit, ndërsa vendet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët e tyre dhe kolegët afganë.

Sipas raportimeve të mediave lokale të paktën dy persona ranë dhe mbetën të vdekur kur aeroplani u ngrit.