Fjalë Kyçe

Futet në fuqi ndalesa e cigareve me mentol brenda BE-së

Futet në fuqi ndalesa e cigareve me mentol brenda BE-së

Në shtetet e Bashkimit Evropian, sot është futur në fuqi ndalesa për cigaret që përmbajnë mentol, si masë për të parandaluar të rinjtë të fillojnë me duhanpirje, njoftojnë mediat e huaja.

Ndalesa për cigare të aromatizuara është futur në fuqi më 2016, por prodhimet me treg mbi 3 për qind, si cigaret me mentol, kanë gëzuar përjashtim deri më sot.

Rregullat për prodhimin e duhanit janë ribërë më 2014 pas shumë bisedimeve mes shteteve anëtare të BE-së.

Prodhuesit, që nga atëherë duhet të përmbajnë mesazhe të qarta për shëndetin që prek duhanpirja si dhe të mbulojnë 65 për qind të pjesës së përparme dhe të pasme me fotografi të sëmundjeve që sjell kjo.

Komisioni Evropian thotë se duhanpirja është shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme brenda shteteve të BE-së.

Sipas të dhënave të Komisionit, 26 për qind e gjithë banorëve të BE-së janë duhapirës. Po ashtu, 29 për qind e të rinjve mes 15 e 24 vjeç janë duhaprirës.