Telefoni është kthyer në një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit. Por pavarësisht rëndësisë, mund të jetë i dëmshëm nëse nuk ndërveproni në mënyrën e duhur. Disa nga gabimet më të shpeshta që bëjmë me to, të cilat kanë nevojë urgjente për tu përmirësuar.
Mos flini me celular pranë kokës
Një celular është transmetues dhe marrës elektromagnetik. Kjo do të thotë se lëshon valë radioaktive, të cilat ndikojnë në tru nëse ekspozoheni gjatë. Kur të shtriheni për të fjetur mbajeni larg vetes, dhe mundësisht aktivizoni opsionin ‘fly mode’.
Ekspozimi ndaj dritës blu
Drita e ekranit dëmton melatoninë, hormonin që rregullon ciklin tuaj të gjumit. Uleni rezolucionin sa më shumë të jetë e mundur.
Përdorimi i telefonit kur nuk ka sinjal
Kur shikoni që telefoni juaj nuk ka sinjal, përpiquni të mos e përdorni sepse ka gjasa të nxehet më shpejt dhe energjia që çliron rrezikon shëndetin tuaj
Kontakti me lëkurën
Janë bërë disa studime që kanë pasur në fokus lidhjen mes celularit dhe kancerit, sidomos për valët që e nxehin telefonin tuaj. Lëkura e thith nxehtësinë sa herë ju e vini celularin në kontakt me të.
Qëndrimi juaj kur shikoni në celular
Dihet që përdorimi i telefonave celular dëmton gishtin e madh, por gjithashtu kur përkulni qafën përpara ekranit, tensioni në shtyllën kurrizore rritet gradualisht. Kjo shkakton dhimbje në qafë, prandaj mbajeni telefoni atë sa më drejtë kur shikon në celular.