Vajza që u shpall fajtore për shtyrjen e mikes së saj 16-vjeçare nga një urë në një zonë pranë Vankuverit, u shkreh në vaj pasi u dënua të mërkurën me dy ditë burg dhe 38 ditë pune të detyrueshme, përcjell GazetaAlo.
Gjykatësi i Qarkut Clark County, Darvin Zimmerman, e dënoi të mërkurën 19-vjeçaren Tay’lor Smith, duke thënë se ajo duhet të bëjë disa kohë burgim pasi i kishte shkaktuar lëndime serioze shoqes së saj Jordan Holgerson.
Smith pranoi fajin në fillim të këtij muaji për sjellje të pamatur dhe të rrezikshme, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Smith e shtyu Holgerson nga ura më 7 gusht 2018 në Moulton Falls në verilindje të Vankuverit./GazetaAlo/