Gazetarja dhe producentja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka bërë të ditur se shteti i Izraelit ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën ku ndodhen zyret e këtij mediumi dhe kanaleve të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza.
Sipas gazetares Alsaafin, Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore ndërsa bën të ditur se kolegët e tyre tashmë janë evakuuar nga ndërtesa.
“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar” ka shkruar Alsaafin në Twitter.
Lina Alsaafin gjithashtu ka bërë edhe një shkrim të dytë duke treguar se pronari i ndërtesës “Jalaa” ka telefonuar shefin e inteligjencës izraelite për t’i kërkuar kohë që të evakuohet stafi, derisa thotë se përgjigja ka qenë negative.
Al Jazeera broadcasted live the phone call (on speaker) between Israel intelligence officer and Abu Husam, the owner of the Jalaa building. The owner is telling the Israeli to give the media time to evacuate their equipment from the building, the officer said no.
— لينة (@LinahAlsaafin) May 15, 2021