Autoritetet ruse në qytetin e Nizhny Novgorod kanë hapur hetim pasi kanë gjetur trupin e një gruaje me djegie të rënda në qendër të qytetit, ka thënë në një deklaratë Komiteti Hetimor lokal të premten.
Irina Slavina, gazetare, ka vdekur pasi i ka vënë zjarrin vetes para degës lokale të Ministrisë së Brendshme në Nizhny Novgorod mëngjesin e së premtes, një ditë pasi apartamenti i saj ishte kontrolluar nga policia, kanë shkruar mediat lokale, raporton Reuters.