Një kaos i madh është shkaktuar gjatë ditës së sotme në komunikacion rrugor Prishtinë, më saktësisht në lagjen Ulpiana.
Si pasojë e gërmimeve që janë duke u bërë në këto rrugë, veturat po e kanë të vështirë qarkullimin në atë pjesë.
Lexuesit kanë dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, po ashtu ata kanë treguar se kolonat janë shumë të gjata nga hoteli Grandi e deri të Posta e Madhe e Kosovës, shkruan gazetablic.
Ndryshe, kryeqyteti është i stërmbushur nga numri i madh i veturave.