Fjalë Kyçe

Gjarpri i rrezikshëm helmues shfaqet në Skenderaj – ja si e zë drenicasi

Gjarpri i rrezikshëm helmues shfaqet në Skenderaj – ja si e zë drenicasi

Një ndër gjarpërinjt më helmues në botë “Vipera Amodytes” është shfaqur edhe në Skenderaj.

Gjarpri është shfaqur rreth shtëpisë së një personi në Skenderaj, i cili fotografinë e tij e ka postuar në njërin prej grupeve të personave që pëlqejnë kafshët në Facebook, shkruan lajmi.net.

I njëjti, ka pyetur personat e tjerë se a janë në dijeni nëse gjarpri është helmues, derisa ata i kanë pohuar atij rrezikshmërinë që paraqet helmi i pickimit të tij.

Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje, është se drenicasi këtë gjarpër e ka zënë në kurth të minjve.