Fjalë Kyçe

Gjashtë të vdekur e 128 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjashtë të vdekur e 128 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjatë persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 128 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shëruar edhe 137 pacientë.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 10.213, prej të cilëve 5564 janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 466 persona, derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4183.