Fjalë Kyçe

Gjen thesarin brenda në shtëpi/ Befason pronari: Më ndihmuan fantazmat!

Gjen thesarin brenda në shtëpi/ Befason pronari: Më ndihmuan fantazmat!

Pronari i një bar-kafeje ne Angli befasoi me deklaratat e tij fantazmat që ka në shtëpi e ndihmuan të gjente një derë te fshehtë e cila e çoi drejt një thesari të fshehur brenda mureve të banesës.

Rupert Ellis bleu shtëpinë në Camborne, Cornwall, përpara disa vitesh dhe nuk ishte në dijeni në atë kohë se dikur aty kishin qenë zyrat qendrore të Kompanisë së Mineraleve Tehidy. Ellis tha se ai ka hasur dukuri të tjera të çuditshme në shtëpinë e cila u ndërtua nga familja e famshme Basset rreth vitit 1832.

Episodet frikësuese përfshinin drita që ndizeshin e fikeshin vetë, goditje, hapa misteriozë dhe zhurma të frikshme. Por Ellis beson se pikërisht shpirtrat mund ta kenë ndihmuar të zbulonte thesarin, duke e orientuar tek një poster që ai vetë kishte vendosur në mur. Cdo shenje e tyre e conte drejt atij posteri, dhe kur nisi të shponte murin për ta provuar, vuri re se aty prapa kishte diçka. Pasi vendosi ta rrëzonte murin, gjeti një derë e cila fshihte kasafortën.