Fjalë Kyçe

Gjenden trupa të pajetë të tre fëmijëve në Vjenë, arrestohet nëna e tyre

Gjenden trupa të pajetë të tre fëmijëve në Vjenë, arrestohet nëna e tyre

Policia e Austrisë po hetojnë vdekjet e tri vajzave, përfshirë edhe një foshnje, në Vjenë.

Një 31-vjeçare ka telefonuar policinë të shtunën në mëngjes dhe u ka thënë se ka vrarë fëmijët e saj dhe se donte të vriste edhe veten, ka thënë policia e Vjenës.

Policët kanë arritur në apartamentin e saj në distriktin Donaustadt të Vjenës ku e kanë arrestuar ndërsa ajo kishte plagë që i kishte shkaktuar vetë.

Trupat e tre fëmijëve, të moshave nëntë e tre vjeç dhe foshnja tetë muajshe janë gjetur aty, raporton KOHA. Vajza më e madhe është dërguar në spital por përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën kanë dështuar.

Hetimet vazhdojnë derisa zyrtarët policorë do të vendosin nëse gruaja është në gjendje të dëshmojë. Nuk dihen arsyet për kryerjen e veprës, raporton Reuters.