Fjalë Kyçe

Gjendet gruaja e zhdukur për pesë ditë në një mal në Australi

Gjendet gruaja e zhdukur për pesë ditë në një mal në Australi

Yang Chen ka qenë e zhdukur për pesë ditë në bjeshkën e Queensland në Australi.

Policia ka njoftuar se e ka gjetur atë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ajo është nga Kina dhe studion në Australi. Derisa ishte duke bërë bjeshkatari në Tallebudgera Valley me një shoqe me të cilën rrugës janë ndarë. Më pas ajo ka raportuar për zhdukjen e saj dhe menjëherë pas kësaj ekipet policore, të zhytësve dhe banorë të zonës janë vënë në kërkim të saj gjatë reshjeve të dendura të shiut.

Policia përfundimisht e ka gjetur atë të hënë në afri të një ujëvare dhe ka njoftuar se ka qenë në gjendje të mirë psikike.

Ajo është thënë se ka mbijetuar duke u strehuar nëpër shpella dhe duke pirë ujë të freskët nëpër përrocka.