Gjatë ditës së djeshme në fshatin Lladroc të Komunës së Malishevës është gjetur një person pa shenja jete, raporton Express.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një pistoletë me një gëzhojë.
“Fsh. Lladroc, Malishevë 16.04.2021-15:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Afër tij është gjetur edhe një pistoletë me një gëzojë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.