Në fshatin Llukar të Prishtinës është gjetur një mbetje mortore, kafkë, e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës, shkruan GazetaAlo.
Rastin e ka raportuar një banor i këtij fshati i cili e gjeti në një rrugicë në pyll.
Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur./GazetaAlo/