Fjalë Kyçe

Gjendet mbetje mortore në fshatin Llukar të Prishtinës

Gjendet mbetje mortore në fshatin Llukar të Prishtinës

Në fshatin Llukar të Prishtinës është gjetur një mbetje mortore, kafkë, e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës, shkruan GazetaAlo.

Rastin e ka raportuar një banor i këtij fshati i cili e gjeti në një rrugicë në pyll.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti   për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur./GazetaAlo/